FOTO/ Përmbytjet katastrofike në Indonezi/ 29 viktima dhe 30 milionë njerëz të pastrehë

Pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë rënë gjatë këtyre ditëve, Indonezia ndodhet nën ujë, ku si pasojë e përmbytjeve, mediat lokale raportojnë për 29 viktima deri tani, si dhe për 30 milionë njerëz të ngelur të pastrehë.

Sipas njoftimeve, kryeqyteti i Indonezis, Xhankarta është edhe zona më e prekur nga përmbytjet, duke u konsideruar si përmbytjet më të mëdha të këtyre viteve.

Qindra shtëpi janë dëmtuar, ndërsa grupet e shpëtimit vijojnë pa ndërprerë punën në terren për të nxjerrë gra, fëmijë dhe të moshuar që gjenden të rrethuar nga uji. Deri tani janë evakuuar mbi 31 mijë persona.