Kush janë drejtuesit e mjeteve që shkaktuan aksidentin tragjik me dy të vdekur

Burime të Policisë pranë Syri Tv kanë zbardhur edhe identitetet e dy drejtuesve të mjeteve të përfshirë në aksidentin e rëndë të ndodhur këtë pasdite në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Ata janë drejtuesit e mjeteve Edmond Murati dhe Eljon Lazri.

Nga aksidenti i rëndë humbën jetën shtetasit Erion Balla, 36 vjeç si edhe shtetasja H. S, 76 vjeç, banuese në Tiranë.

Ndërkohë që mbetet për t'u sqaruar dinamika e plotë e ngjarjes aksidentale.

'Më datë 01.01.2020, rreth orës 15:05, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë firmës “Aleat”, mjeti me targë AA544 SX, me drejtues shtetasin Eljon Lazri, është përplasur me mjetin me targë AA 758 YZ, me drejtues shtetasin Edmond Murati, dhe për pasojë janë aksidentuar me pasojë vdekjen dy këmbësorë, Erion Balla 36 vjeç dhe nje shtetase ende e paidentifikuar.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar ne polici për  veprime te mëtejshme, ku njeri prej tyre shtetasi Eljon Lazri është dërguar ne spital për ndihme mjekësore.

Grupi hetimor vijon veprimet, po këqyr kamerat perreth vendit te aksidentit për te përcaktuar shkakun e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet për parakalim të gabuar të njërit prej mjeteve".