EMRI/ Kush është viktima e aksidentit tragjik të ndodhur sot në Tiranë

Është zbuluar identiteti i plotë i njërit prej viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur këtë pasdite në zonën e Porcelanit në Tiranë, ku humbën jetën dy persona pas përplasjes së dy automjeteve.

Viktima e parë e identifikuar e këtij aksidenti është Erion Balla, i moshës 36 vjeç, nga Rrësheni i rrethit Mirditë.

Po kështu në këtë aksident ka mbetur e vdekur edhe shtetasja H.S, 72 vjeç, banuese në Tiranë.

Nga ky aksident mbetën të plagosur edhe dy drejtuesit e mjeteve.