Drama e Linditës/ Babai e vrau atë dhe bashkëshortin pasi...

Një ngjarje e rëndë tronditi Australinë. Një baba shqiptar qëlloi për vdekje vajzën e tij dhe bashkëshortin e saj. Më pas ai plagosi edhe veten.

Sipas Daily Mail, Lindita Musai kishte tentuar që të niste një jetë të re, larg nga babai i saj, kur një breshëri plumbash e preu në mes së bashku me të shoqin në vigjilje të Vitit të Ri.

Gazeta shkruan se Lindita Musai ia kishte frikën babait të saj, Osman Shaptafaj, 55 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e saj dhe të burrit Veton Musai, përpara se t’ia kthente armën vetes.

Një anëtar i familjes, që dëshiron të mbetet anonim, tha se Lindita kishte kaluar një fëmijëri të vështirë.

“Dua të them se kjo nuk ka lidhje me besimin ose ose prejardhjen e tij. Ai nuk ka ndonjë besim,” tha ai.

Ai pretendon se vajza ishte ndarë me guxim nga babai për të nisur një jetë paqësore me të shoqin.

Të dy u sulmuan në shtëpinë e tyre në Melburnin perëndimor.

Shaptafaj mbetet në gjendje kritike për jetën.

Çifti mendohet se kishte të tjerë miq në shtëpinë e tyre kur ndodhi ngjarja e rëndë. Të dy u gjenden përpara shtëpisë me plagë në pjesët e sipërme të trupit. Një armë u gjet në rrugë.

Hetuesit po përpiqen që të rindërtojnë skemën e ngjarjes dhe motivet e krimit të rëndë.

Lindita Musai punonte si recepsioniste në një firmë të njohur, kurse i shoqi punonte në një bankë.

Shumë njerëz kanë bërë homazhe për çiftin, duke u shprehur se nuk e besojnë që ka ndodhur diçka e tillë.