FOTO/ Mesazhi i Strakoshës për 2020-ën: E fillojmë vitin e ri më të uritur se kurrë

Viti 2019 ishte i jashtëzakonshëm për Thomas Strakoshën dhe Lazion, por gardiani kuqezi kërkon të fitojë më tepër në 2020-ën.

24-vjeçari publikoi një foto në profilin e tij në “Instagram” me dixhiturën: “E fillojmë vitin e ri më të uritur se kurrë!”.

Strakosha ndihmoi skuadrën bardhekaltër të fitonte Kupën e Italisë dhe Superkupën.

Kryeqytetasit italianë realizuan një triumf epik ndaj Juventusit në finalen e 22 dhjetorit në Arabinë Saudite, duke i mposhtur kampionët e Italisë me rezultatin 3-1.

Edhe në kampionat punët po shkojnë mjaft mirë për ekipin e Simone Inzaghit, i cili e mbylli 2019-ën në vendin e tretë me 36 pikë dhe një ndeshje më pak se kryesuesit e Interit dhe Juventusit.

Të shumtë janë ata që mendojnë se Lazio do të luftojë për titullin kampion në Itali, por drejtuesit kërkojnë që ekipi të qëndrojë me këmbë në tokë.