‘Harun, bëj sikur të bie të fikët’/ Pamjet e ekstradimit të mësuesit turk

Mediat turke publikuan pamjet kur mësuesi turk, Harun Çelik dëbohet nga vendi ynë.

Ai u dërgua nga drejtoria e azilantëve në Laprakë për në aeroportin e Rinasit.

Por miqtë e tij e ndjekin nga pas makinën.

Madje njëri dëgjohet teksa thotë: Harun, bëj sikur të bie të fikët.

Shqipëria urdhëroi dëbimin për herë të parë të një anëtari të lëvizjes Gulen në Turqinë e Erdoganit mbrëmjen e së mërkurës më 1 janar 2020.