Lajmi i bujshëm, Barcelona do të tentojë të marrë Neymar me ulje çmimi

Zërat për kalimin e Neymar tek Barcelona  janë ngjallur sërish. Drejtuesit e klubit katalanas do të tentojnë përsëri për të marrë shërbimet e sulmuesit brazilian.

Ky i fundit shkojë në Francë për 222 milionë euro. Por dëshira e lojtarit është për t’u larguar. Në këto kushte futet rregulli i ri i FIFA-s që kur vetë futbollisti dëshiron të ndryshojë klubin, bëhet përllogaritja e vlerës së tij në treg duke marrë parasysh largimet e mëparshme, rrogën e tij dhe kompensimi potencial për humbjen e lojtarit

Nga e gjitha kjo përllogaritje bëhet fjalë për 180 milionë euro, një shifër shumë herë mê e vogël se e pretenduara. Transferimi mund të mbyllet në verë, ndërsa katalanasit kanë nisur që tani të mendojnë për zëvendësuesin e Mesit dhe sipas tyre Neymar do të ishte më ideali pasi transferimi i Kilian Mbappe ose Harry Kane do të kushtonte jashtëzakonisht shumë (Mundo Deportivo).