VIDEO/ Receta: Tortë çokollate me brendësi të bardhë
Sapo ka trokitur Viti i Ri dhe normalisht sikush prej nesh dëshiron të përkëdhelë pak veten pas punës së lodhshme me vitin e lënë pas.
Do të ishte një ide fantastike një fillim viti me një gatim të ëmbël.
Përse jo një tortë e shijshme me çokollatë? Ju sjellim recetën e tortës me çokollatë e cila në brendësinë e saj ka krem të bardhë…
-130 gram çokollatë të zezë
-80 gram gjalpë
I shkrijmë së bashku në banjo mari
-2 vezë mesatare
-80 gram sheqer i bluar
-1 lugë kafeje ekstrat vanilje
Përzihen bashkë të tre ingredientët e më tej shtojmë çokollatën e zezë
-Miell 25 gram, kripë sa të zënë gishtat.
Përbërjen e vendosim në enë të vogla metalike lyer me kakao dhe gjalpë. Në mes vendosim një kub çokollate të bardhë dhe e mbulojmë me kremin e ndërtuar. I vendosim në furrë për 15 min me nxehtësi 180 gradë celsius.