FOTO/ Francezët bëjnë homazhe në vendin ku u vra e reja shqiptare

Dhjetëra qytetarë francezë kanë përkujtuar shqiptaren Brunilda Kovaçi e njohur me emrin Olivia, e cila u vra në Muogins, Francë, natën e Krishtlindjes.

‘Edhe pse nuk e njihnit atë, faleminderit që erdhët në këtë ceremoni përkujtimore’, ka thënë organizatorja Aleksandra Joly, shkruan Nicematin.com

E prekur nga vdekja e Brunildës, prostitutës, trupi i së cilës u gjet pranë pellgut në Mougins në mëngjesin e Krishtlindjes, kjo banore vendase organizoi pasditen e të martës, vendosjen e luleve në vendin e tragjedisë.

Trupi 37-vjeçares shqiptare nga Berati, nënë e një djali 3 vjeç, u gjet në një grumbull shkurresh. E reja shqiptare, e cila jetonte në Kanë u vra nga një klient.

Romain, një 28-vjeçar francez nga Riviera, pranoi se e ka vrarë viktimën, para se të përpiqej për të djegur trupin.

I riu ka ndryshuar disa herë versionin për arsyet që e shtynë të kryente këtë krim.