Dëmtim i rëndë në gju/ Ylli që shkëlqeu ndaj Chelsea-t mbyll sezonin

Calum Chambers pritet të mungojë për një kohë të gjatë pas dëmtimit të pësuar në gju. Arsenali ka kryer skanimet e nevojshme në gjurin e dëmtuar pasi Chambers doli duke çaluar në derbin ndaj Chelsea-t të dielën e kaluar dhe frika është se ai mund të ketë dëmtuar ligamentin e brendshëm.

Chambers në fillim shpresonte që të rikthehej brenda disa javëve, por prognoza është një shqetësim i madh për Arsenalin që tani ka humbur një tjetër mbrojtës në këtë periudhë të ngjeshur me ndeshje.

Chambers ka shkëlqyer këtë sezon, duke luajtur si mbrojtës i djathtë dhe si qendërmbrojtës teksa gjithashtu ka shfaqur një mentalitet që ka kënaqur trajnerin e ri Mikel Arteta.

Npas dëmtimeve të Rob Holding dhe Hector Bellerin, ky është një tjetër lajm i tmerrshëm për për Topçinjtë.