Ish-bosi i kompanisë Nissan arratiset duke hyrë brenda... në valixhe

Ish-shefi i kompanisë Nissan, Carlos Ghosn, u arratis nga Japonia në mënyrë të pazakontë. Ai u fut brenda në valixhe për të shkuar në Liban.

Sipas Daily Mail, i gjithë plani u hartua nga bashkëshortja e tij. Avokati i Ghosn tha se ka mbetur i shokuar.

Ghosn ishte në arrest shtëpiak prej disa muajsh. Kushtet e arrestit shtëpiak ishin tepër të rrepta. Atij nuk i lejohej të fliste fare me gruan e tij. Kjo e fundit angazhoi një grup komandosh speciale, të cilët u hoqën si grup muzikor.

Pasi pretenduan se po jepnin koncert në apartamentin luksoz të Ghosn, ata e futën atë në një valixhe të pajisjeve muzikore dhe e nxorrën nga vendi. Ghosn fluturoi nga Japonia drejt Turqisë, më pas në Liban.

Rasti ka bërë shumë bujë. Ghosn ishte në arrest shtëpiak pasi akuzohet për abuzime financiare.

Ai pretendon se drejtësia japoneze nuk po tregohej e drejtë me të. Ai akuzohet se nuk e ka raportuar pagën e tij prej 85 mln dollarësh dhe se nuk ka raportuar siç duhet humbjet financiare të kompanisë.

Ghosn ka lindur në Brazil, por është më origjinë nga Libani.