VIDEO/ Anija 850 milionë dollarëshe dhe e gjatë mbi 300 metra, përplaset në murin e portit në Siçili

Një nga anijet më të mëdha në botë turistike është përplasur në murin e portit në Sicili të Italisë.

Bëhet fjalë për anijen MSC Grandiosa që u përplas në mur, edhe pse nuk kanë kaluar një muaj që kur mbërriti në Palermo.

Aksidenti ka bërë që anija 850 milionë dollarë të pësojë dëme, si dhe një copë e madhe e murit të portit të shkatërrohet. E përplasja ka ndodhur si rezultat i erërave të forta dhe dallgëve të trazuara.

Një video amatore e filmuar nga një kalimtar rasti shfaq anijen gjigante duke u përplasur në skajin e murit të portit. Kujtojmë që MSC Grandiosa peshon rreth 181,541 ton dhe është rreth 331 metra e gjatë.