FOTO/ Aksident në Pogradec, njëra makinë i shkon shtëpisë te dera

Një aksident rrugor është regjistruar para pak minutash në Unazën e qytetit të Pogradecit.

Në aksident janë përfshirë dy makina dhe, sipas informacioneve paraprake, parakalimi i gabuar dyshohet të jetë shkaku i përplasjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.