Sajoi ndarjen e prindërve, këngëtarja ‘demaskon’ Alketa Vejsiun: E kishte për veten e saj ndoshta

Sara Bajraktari fitoi çmimin e tretë në ‘Festivalin e Këngës’.

Kur Alketa prezantoi këngën e Sarës u shpreh: ‘Sara Bajraktari do të këndojë sonte për Ajrin që i mungon.

Po të futemi nën lëkurën e një fëmije që jeton në dramën e dy prindërve të ndarë, mund të dëgjojmë këtë britmë artistike që thotë: Nuk kam ajër’.

Këngëtarja e talentuar, teksa ka qenë e ftuar në ‘Rreze dielli’, ka hedhur dritë mbi këtë histori. Ajo zbuloi ndër të tjera se prindërit e saj nuk janë ndarë

‘Prindërit e mi nuk janë të divorcuar. Kënga është vullnet i lirë, ajo këngë mund të merret edhe si këngë dashurie, për motrën, për vëllain.

Prezantuesja e perceptoi në atë mënyrë. U duk sikur e kishte për mua, por e kishte për veten e saj ndoshta.

Unë ngela e habitur, thashë ‘kur u divorcuan’. Jam habitur nga kjo gjë’, u shpreh Sara.