", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Frakturë të rëndë pas përplasjes me shokun e skuadrës: Koka jote është prej betoni!

Futbollisti i Cardifit, Joe Bennett, pësoi një dëmtim të frikshëm, pas përplasjes kokë me kokë me shokun e skuadrës Junior Hoilett, në sfidën e ditës së diel ndaj Shefild Uensdei.

Të dy futbollistët morën ndihmën mjekësore pas përplasjes aksidentale në minutën e 36-të, ndërkohë që ai që ka pësuar frakturë më të madhe ishte Bennett.

Ky i fundit publikoi pamjet e lëndimit, teksa nuk ka nguruar të “thumbojë”, shokun e skuadrës, pas dëmtimit që mori në syrin e majtë, duke shkruar: “Koka jote është bërë prej betoni’’, duke bërë tagg Hoiletin.