VIDEO-mesazhi/ Ish-kryeministri uron shqiptarët për vitin e Ri 2020

Nga Sali Berisha

Viti që po lëmë pas ishte për ne shqiptarët viti i rekordeve më të zeza në këto 27 vite pluralizëm..

2019-ta duhet të na ftojë ne të gjithëve të bashkohemi që ky vit të mos na kthehet në 2020.

Por 2020-ta të jetë një vit i bardhë, një vit i mbarë, një vit siç e duam, në të cilin Shqipëria dhe shqiptaret të shpëtojnë nga rekordet e zeza, të çelin rrugën e bllokuar drejt Europës, kombi të qëndrojë i bashkuar në idealet e tij europiane.

Shqiptarët, të frymëzuar nga parimet e lirisë, por dhe në shembullin e bolivianëve që përmbysen narkoshtetin e tyre të paketojnë zografin bis apo Esad Toptanin në Beograd, të rikthejnë në Shqipëri vlerat e lirisë dhe demokracisë!

Uroj çdo shqiptar kudo që gjendet dhe feston ndërrimin e viteve, në shtëpi, lokal, detyre në kujdes shëndetësor apo dhe vuajtje dënimi, të gjithve; Gëzuar Vitin e Ri 2020!

Një vit të bardhë shprese dhe mbarësie për shqiptarët, fëmijët, familjet, miqtë e tyre kudo që festojnë këtë natë!

GEZUAR!