Dëmtohet mbrojtësi i Arsenalit, Mustafi pritet të luajë titullar

Mikel Arteta për disa muaj nuk mund të llogarisë shërbimet e mbrojtësit, Calum Chambers.

Mbrojtësi anglez ka pësuar lëndim të rëndë në ndeshjen e fundit ndaj Chelseat. Rezultatet e testeve kanë treguar se Chambers ka dëmtim serioz në gju dhe nuk do të mund të luaj disa muaj.

Ky është lajm shqetësues për Arsenalin pas lëndimeve që më parë kanë pësuar edhe Bellerin e Holding, të cilët vazhdojnë të jenë jashtë fushave.

Në krahun tjetër, ky lajm mund të quhet fat në fatkeqësi për Mustafin. Mbrojtësi shqiptar pritet të jetë zgjedhja e parë e Artetas pas lëndimi të Chambers.