Viti i Ri vjen në Australi: dhurohet spektakël fishekzjarresh

Po ndodh tani, një spektakël i vërtetë me fishekzjarre është duke u dhuruar në Sidnei Harbour me rastin e ardhjes së Vitit të Ri 2020 duke e bërë këtë kontinent vendin e dytë në botë ku trokasin festat pas Zelandës së Re.

Fishekzjarret e Sidneit, në Australi për Vitin e Ri janë të njohura në të gjithë botën si një nga mënyrat më të mëdha dhe më të ndritshme për të festuar.

Ato zhvillohen në Urën e famshme të Hidrit të Sidneit, Opera House dhe mijëra njerëz ndjekin gjithçka live apo edhe nga ekranet.

Shfaqja e drejtpërdrejtë ka filluar në orën 8:30 pasdite me kohën e Sidneit (AEDT), e cila është ora 4:30 e mëngjesit ET / 1: 30 am PT në Shtetet e Bashkuara.