Berisha: Narkoshteti i Edvin Drogës e mbyll vitin me granata dhe breshëri!

Nga Sali Berisha.

Narkoshteti i Edvin Drogës e mbylli vitin 2019 me hedhje granate për të eleminuar narko-kryetarin e bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe sekretaren e tij, nga shoferi i narkokryetarit monist Gëzim Saraçi.

Të dy këta kanë mbetur të plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimet e para të mediave flasin për prishje njeri me tjetrin, në pazaret e drogës dhe trafiqeve kriminale, për të cilat Gëzim Saraçi ka qenë i mirënjohur dhe thuhet se ka financuar fushatën elektorale të Tushes me paratë e krimit.

Me këtë rast dënoj aktin e dhunës, por dhe me ashpërsinë më të madhe dënoj kryeautorin e vërtetë të krimit mafioz Edvin Kristaq Mafinë, kryekreu i Meduzës që ka vendosur në Shqipëri shtetin e mafies së drogës.