Atentati ndaj kryebashkiakut/ Fatos Tushe del nga spitali

Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe ka dalë nga spitali i Traumës ku ishte sjellë me urgjencë atentati me granatë të ndodhur në zyrën e tij mëngjesin e sotëm.

Ashtu siç edhe konfirmuan mjekët, Tushe nuk ka plagë të rënda dhe për këtë arsye është   lejuar që ai të dalë nga spitali.

Gëzim Saraçi hodhi një granatë në zyrën e Tushës mëngjesin e sotëm, duke lënë të plagosur kryebashkiakun dhe sekretaren e tij, Erisa Qalliu.

Kjo e fundit ka plagë më të rënda se Tushe dhe vazhdon të qëndrojë në spitalin e Traumës.