VIDEO/ Xibraka sërish nën rrethim policor: Kapet ballshioti me 11 kg kanabis

Policia Rrugore e Elbasanit në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë së Shtetit, bazuar edhe në disa informacione të marra në rrugë operative se një automjet po transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Elbasan-Librazhd,  janë organizuar për bllokimin e tij.

Falë një operacioni të koduar si "Xibraku", në aksin Elbasan-Librazhd, pranë Xibrakës, Policia Rrugore ka ndaluar një “Hyundai” të drejtuar nga H.V, banues në fshatin Cfir të Ballshit. Nga kontrolli  në bagazh, Policia ka gjetur 2 thasë me kanabis, 11.6 kg në total.

Ata arrestuan në vend, H.V, 64 vjeç, banues në Ballsh, që ishte dënuar edhe më parë për  prodhim dhe shitje të narkotikeve.

Atij iu sekuestruan droga, 2 telefona celularë, makina Hyundai që ishte e vetja.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.