Habit fituesja e 'Topit të Artë': Nuk jam Messi, as futbollistja më e mirë në botë!

Megan Rapinoe ka fituar çmim pas çmimi në vitin 2019, por përfaqësuesja e SHBA-së mendon se nuk është lojtarja më e mirë në botë.

Ajo e fitoi “Topin e Artë 2019”, si dhe disa çmime të tjera individuale gjatë një viti mbresëlënës për të.

E pyetur për çmimin kryesor individual nga gazeta britanike “Guardian”, ajo pati një përgjigje befasuese:

“Nuk them se ‘unë jam lojtarja më e mirë’. Mbase unë nuk jam as lojtarja më e mirë me ekipin tim, aq më tepër më e mira në botë”, tha ajo.

“Nuk mendoj se unë jam Lionel Messi. Nuk jam në atë nivel, por të jesh në gjendje t’i bashkosh gjërat është më e rëndësishmja”, shtoi ajo.