Urimi i Haradinajt: Dorëheqja, shkuarja në zgjedhje qenë ters për Kosovën, por sot jemi më të qëndrueshëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një mesazh bashkëkombësve të tij në Kosovë dhe në të gjithë botën ku ndodhen me rastin e Vitit të Ri. Haradinaj ka theksuar se edhe dorëheqja e tij, edhe shkuarja në zgjedhje ishin ters për Kosovën, për demokracinë, por megjithatë dolën më të qëndrueshëm prej saj dhe sot Kosova ka se ç’të konsiderojë si sukses, duke filluar që nga energjia elektrike, ku ka fituar pavarësi dhe me çmim më të lirë.

Ndiqni videon: