Klubi turk kërkon shërbimet e ‘yllit’ të Partizanit

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat turke.

Bëhet fjalë për futbollistin e Partizanit, Erlad Çinari për të cilin interesohet skuadra e Menemensporit, shkruan “egedesonsoz”.

Kujtojmë që Menemenspor militon në ligën e dytë turke, teksa pjesë e kësaj skuadre është edhe portieri i Kombëtares, Gentjan Selmani.

Largimi i Çinarit, do të krijonte boshllëqe në ofensivën e Partizanit, pasi kujtojmë që disa ditë më para, u largua drejt AIK-ut edhe Jasir Asani. / panorama sport