Kush është sekretarja e plagosur e kryebashkiakut të Lushnjës

Kanë mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe i plagosur dhe sekretarja e bashkisë Erisa Qalliu. Të dy u goditën nga granata që ish-shoferi i bashkisë Gëzim Saraçi hodhi në drejtim të Tushes, pas debateve me të për pushimin nga puna.

Qalliu, rreth 30 vjeç,  është nënë e një fëmije të mitur. Gjendja e saj është më serioze se e Tushes .

Balliu ka dalë në punë si zakonisht në orën 8:00 kur ish-shoferi i kryetarit, Saraçi, 45 vjeç nga Karbunara, hodhi një granatë në drejtim të tyre.