Atentati, kryebashkiaku Tushe dhe sekretarja drejt Spitalit të Traumës

Drejtoresha e Spitalit të Lushnjës, Panorea Veliu, ka deklaruar për mediat se gjendja e dy të plagosurve nga atentati, e Kryetarit të Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe dhe sekretares së bashkisë, Erisa Qalliu, është stabilizuar.  Tushe ka marrë plagë në shpatull dhe në këmbë, kurse Qalliu më shumë dje gjendja e saj është më serioze. Të dy do të dërgohen në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Mësohet se atentatori, ish-shoferi Gëzim Saraçi, është shpallur në kërkim nga Policia. Ndërkohë, në Lushnjë, kanë zbarkuar krerët më të lartë të Policisë, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj.