Angli: Femrave u hedhin pilula në kebab, arrestohen shitësit

Dy burra të moshës 30 dhe 42 vjeç janë arrestuar pasi tre gra të reja gjetën pilula të dyshimta të fshehura në një kebab.

Policia thotë se gratë, të gjitha në të 20-tat, gjetën një numër pilulash në ushqimin e tyre kur po ktheheshin në shtëpi pas një nate jashtë.

Vajzat kishin blerë kebabët në dyqanin Istanbul Gril, në Bognor Regis, West Sussex, në orët e para të së dielës.

Ato shpejt raportuan zbulimin tronditës në polici, të cilët kanë arrestuar dy burra vendas me dyshimin se hodhën helm me qëllim shkaktimin e dëmit të rëndë shëndetësor tek të rejat. Të dy gjenden nën arrest policor.

Një postim në internet që dokumentonte një nga përvojat e viktimave tregoi se si shoqja e saj ishte duke ngrënë kebapin me pirun kur ajo hasi në dy nga pilulat, para se të pështynte një copë ushqim dhe të gjente një të tretën.

Viktima tregoi se ishte duke ngrënë kebab me pirun për fat të mirë dhe gjeti tre pilula brenda në të një moment ndjeu një shije të keqe në gojë dhe pështyu kafshatën ku edhe gjeti pilulën e katërt. Fatmirësisht e konsumoi të hapur kebabin dhe menjëherë pas incidentit vajzat njoftuan policinë ku edhe kanë lënë deklaratat e tyre. F.H/SYRI.NET