FOTO/ CR7 'i çmend' të gjithë fansat me unazat dhe orën plot diamante/ Ja kostoja

Cristiano Ronaldo, një prej futbollistëve më me famë në botë ka marrë vëmendje së fundmi për aksesorët tepër të shtrenjtë.

Ai ishte i ftuar në një konferencë sportive në Dubai dhe i gjithë fokusi ishte tek ora e unazat që shndërrinin.

Mediat e huaja thonë se ato arrinin shifrën e 630 mijë dollarëve. Në duar mbante një orë plot me gura diamanti dhe dy unaza të shtrenjta.

Njëra prej të cilave arrin vlerën e 200 mijë dollarëve, ndërsa tjetra kushton plot 50 mijë dollarë.

Ndërsa ora e mbushur me ar dhe diamante të vegjël arrin vlerën e 380 mijë dollarëve.