I refuzoj futbollistët që po më shkruajnë

Arjola Demiri ka treguar se po i shkruajnë edhe futbollistët.

Aktorja dhe ish-Missi, Arjola Demiri, është vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për deklaratat e saj të drejtpërdrejta, por edhe për rolet e saj që kanë bërë gjithmonë zhurmë.

E ftuar në “E Diell” ajo është pyetur se çfarë ndodh me të pas divorcit, transmeton Top Channel.

“Kam shtatë vjet që jam divorcuar dhe më shkruajnë shumë meshkuj, ndër ta dhe futbollistë, por unë i refuzoj se janë të vegjël”, ka pohuar aktorja 35 vjeçare.

Por me kë ka fjetur Arjola Demiri gjatë këtyre 7 viteve: “Unë fle dyshe dhe treshe, si të më vijë”, ka habitur fillimisht aktorja me deklaratën e saj duke argumentuar se jetën pas shkurorëzimit ua ka dedikuar tërësisht fëmijëve dhe karrierës.

Janë pikërisht tre fëmijët, “partnerët” me të cilët Arjola ndan shtratin dhe ky moment me ta e bën të ndihet nëna më e lumtur në botë.