Video-mesazhi i Ramës/ Vasili: Nuk je as tradhtar, as hipokrit! Je më shumë se kaq

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagon pas video-mesazhit të fundvitit të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, ku nuk mungon as ironia, Vasili shprehet se, kreu i qeverisë është më shumë se aq sa u mundua të shitej para shqiptarëve sikur nuk ishte.

“Pas këtyre habereve të akshamit të Edi Ramës u binda që:

Nuk qënka as tradhtar!

Nuk qenka as nga ata që genjejnë për vota!

Nuk qënka as nga ata që blejnë vota!

Nuk qënka as i shitur!

Nuk qënka as kundër Kosovës!

Nuk qënka as hipokrit!

Por qënka edhe më shumë se sa kaq pak...”, shkruan Vasili në postimin e tij.