Tërmeti/ Apeli i Durrësit liron disa nga të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar për pasojat e tërmetit të datës 26 nëntor.

Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Arben Isakun, e po ashtu ‘arrest me burg’ për Klajdi Lamen.

Masat e dhënë nga gjykata:

1- Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’- ‘arrest me burg’

2- Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’-‘Arrest me burg’

3- Albrend Qetka specialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre-‘Detyrim paraqitje’

4- Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për ‘vrasje me dashje’. – ‘arrest me burg’

5-  Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese’.- ‘arrest me burg’

6- Avdulla Osmani, ndërtues informal i ‘Hotel Tropikal’, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese. Arrestimi i paligjshëm dhe ‘arrest me burg’

7-  Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre. ‘ arrest me burg’

8- Nevjana Isufi,  e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ – ‘detyrim paraqitje’

Vazhdojnë të mbeten në kërkim:

Arben Qato, pronar i Vila Palma

Dëshira Qato, shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)

Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

Artemis Malko, punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit

Artur Cela, ish-drejtori i INUV

Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës

Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë