Detaje të reja/ Kush është i mbyturi në Gramsh, baba i dy fëmijëve

Dalin detaje të reja për ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së sotme në Gramsh ku ka humbur jetën një person në liqenin e Banjës.

Ai është Venetik Kume dhe sipas burimeve nga policia, vuante nga sëmundja e epilepsisë. Ai është larguar në mëngjes nga shtëpia, si çdo dite kur shkonte për peshkim në liqen.

Kume është babi i dy fëmijëve.

Ja edhe njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen e  rëndë:

Gramsh/ Informacion paraprak

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonatë se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes, në bashkëpunim dhe me forcat speciale  RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç,  banues në fshatin Zamsh, Gramsh.