Analizat për tërmetin: Hekur e beton më pak sesa e kërkojnë rregullat

Janë zbardhur detajet nga hetimi për banesat e shembura nga tërmeti në Durrës.

Ora News zbulon se nga hetimet janë gjetur shkelje të rënda të rregullave të sigurisë teknike në objektet e shembura që shkaktuan viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Analizat tregojnë se janë përdorur sasi dhe dimensione më të vogla të hekurit sesa e kërkojnë rregullat antisizmike. 

Analizat kanë zbardhur faktin se shkeljet janë kryer me rezistencën e betonit dhe kolonat mbajtëse të objekteve të shembura .

Pas këtyre analizave, për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, pritet të zgjerohet numri i personave në hetim.