VIDEO/ Gjashtë vjeçarja grindet me të ëmën se nuk e lë të shkojë në pub

Ky është momenti plot humor kur një gjashtë vjeçare i lutet nënës së saj ta lejojë të shkojë në club me babanë e saj.

Jamie Leanne Moynihan filmoi vajzën e saj Katie duke u lutur për ‘vetëm një natë’ në lokal, pavarësisht se ishte 12 vjet nën moshën ligjore.

Pamjet u filmuan në shtëpinë e tyre familjare në Wexford, Irlandë.

Në video, Katie këmbëngul që ajo ka qenë në pub 'disa herë më parë' dhe nuk sheh ndonjë problem të shkojë edhe një herë.

'Pse nuk mund të më lini të shkoj për një natë?' pyet Katie.

Por nëna e saj përgjigjet: 'Sepse je shumë e vogël për të shkuar në një club nate’.

Katie përgjigjet: 'Mami, unë jam gjashtë, gjashtë! Unë jam gjashtë vjeç.'

Nëna e saj i përgjigjet ashpër: 'Po je 6 dhe, jo 16, jo 17, jo 18’.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net