", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Tesla dorëzon makinat e para ‘Made in China’

Tesla ka dorëzuar makinat e saj të para “Made in China”, që kanë shënuar një moment historik për prodhuesin kryesor të makinave elektrike. Pesëmbëdhjetë makina Model 3 u dorëzuan në të ashtuquajturën “Gigafactory” pranë Shangait, njoftoi BBC.

Kjo erdhi pasi kompania e Elon Musk synoi të sigurojë një një pjesë të konsiderueshme të tregut më të madh të makinave në botë.

Kalimi i Tesla në këtë shtet erdhi pasi lufta tregtare kishte detyruar edhe kompania të tjera amerikane të zhvendosin prodhimin jashtë. Gjatë një ceremoni në fabrikën milionadollarëshe të kompanisë në Shangai, 15 klientët e parë qenë vetë punonjësit e Tesla, që blenë makinat që kishin  prodhuar vetë.

Model 3 i prodhuar në Kinë që vlerësohet 50 mijë dollarë para subvencionimit, do të konkurojë me prodhuesit vendorë të makinave elektrike, përfshirë NIO dhe Xpeng Motors, po aq sa edhe me markat botërore si BMË dhe Mercedes Benz.