Reali i gatshëm të rinovojë kontratën me Benzema

Real Madridi është duke e shqyrtuar mundësinë për t’ia ofruar një kontratë të re sulmuesit Karim Benzema.

Drejtuesit e “Los Blancos” dëshirojnë të rinovojnë kontratën me francezin deri në vitin 2023 duke i ofruar gjithashtu edhe rritje të pagës, shkruan “Marca”, raporton SYRI.net.

Kontrata aktuale e sulmuesit të rrezikshëm francez do të skadojë në vitin 2021, ndërsa gjiganti madrilen po mendon t’ia rinovojë edhe për dy vite të tjera, shkruan “AS”.

Benzema shumë shpejt do t’i mbushë 32 vjeç, ndërsa me kontratën e re, e cila do të skadonte në vitin 2023, ai do t’i jepte fund eksperiencës madrilene.