Festa e fundvitit/ Fluks në doganën e Morinës

Në pikën kufitare të Morinës, prej pasdites së djeshme dhe deri tani janë shënuar radhë të gjata të qytetarëve të Kosovës që po kthehen nga perëndimi për festat e fundvitit.

Po kështu ka patur edhe shqiptarë nga Shqipëria që kanë zgjedhur që festat t'i kalojnë në Kosovë.

 Policia kufitare e Kosovës momentalisht punon me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata.

Sipas informacioneve nga Policia Kufitare e Kosoves deri tani nepermjet pikes Kufitare Morine jane futur 3430 automjete dhe 8983 shtetas te huaj/shqiptar per 24 h e fundit.

 Sipas Shefit te Turrni Shefshet Gashi,fluksi me i madh i automjeteve është pasdite ,pasi shumë emigrantë zbresin ne Durrës nga trageti , ndërsa në hyrje të Shqipërisë janë futur 3242 automjete dhe 7000 shtetas të huaj dhe shqiptarë