Kina burgos shkencëtarin që ndërhyri në genet e foshnjave

Një shkencëtar në Kinë që tha se kishte krijuar bebete para në botë me gene të reduktuara është burgosur për tre vjet, njofton BBC. He Jiankui u dënua për shkelje të një urdhri të qeverisë që e ndalon të kryejë eksperimente mbi embrionet njerëzore, duke tentuar t’u japë atyre mbrojtje nga HIV.

Ai u kritikua në mbarë botën kur njoftoi për eksperimentet e tij dhe lindjen e bebeve binjake nëntorin e kaluar.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua tha se një bebe e tretë ka lindur në të njëjtën kohë, por që nuk ishte konfirmuar më parë.

Krahas dënimit me burg, shkencëtari u dënua edhe me tre milionë juanë gjobë ose 430 mijë dollarë.

Gjykata dënoi me dënime më të ulëta edhe dy burra të tjerë, për bashkëpunim me He në kryerjen e eksperimenteve.

Një gjykatë në Shenzhen tha se burra kishin vepruar në ndjekje të famës personale dhe fitimit dhe se kishin shkelur rëndë, urdhrin e mjekut.

“Ata e kanë shkelur edhe vijën e fundit të etikës në kërkimin shkencor dhe etikës mjekësore,” tha gjykata.

Po çfarë bëri shkencëtari vjet?

Ai njoftoi lindjen e binjakeve me gjene të reduktuara, Lula dhe Nana në një video, të filmuar nga AP, në nëntor 2018.

Duke treguar për eksperimentin e tij, shkencëtari He tha: “Unë e kuptoj që vepra ime do të ngjallë debate, por unë besoj se familjet kanë nevojë për këtë teknologji dhe se unë jam  gatshëm të pres kritikat për të”.

Hulumtimet treguan se Hhe mund t’u ketë dhënë foshnjave një mutacion që shkurton në mënyrë të konsiderueshme jetëgjatësinë e tyre.

Si funksionoi eksperimenti>

Ai synonte një gen të quajtur CCR5.

Ky është një grup instruksionesh gjenetike që janë të rëndësishme për funksionimin e sistemit imunitar, por janë gjithashtu edhe dera ku virusi HIV (virusi që dobëson imunitetin e njeriut) kalon për të infektuar qelizat.

Mutacionet e genit CCR5 në thelb mbyllin derën dhe i japin njerëzve rezistencë ndaj HIV./SYRI.NET