FOTO/ Makinat përplasen kokë më kokë, aksidenti i frikshëm tek mbikalimi i Rinasit

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek mbikalimi Rinasit ku dy automjete përplasen me njëra-tjetrën.

Të përfshira në aksident janë një makinë tip ‘Smart’ dhe një furgon ndërsa ende nuk raportohet nëse ka persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të mësuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ndërsa pritet më tepër informacion sa i përket rastit në fjalë.