Guardiola thyen rekordin e Mourinhos në Angli

Pep Guardiola është bërë trajneri më i shpejtë që arrin 100 fitore në Premier League.

Me golat e Sergio Aguero dhe Kevin De Bruyne në gjysmën e dytë, Manchester City mposhti Sheffield Unitedit.

Në këtë mënyrë, ai e ka thyer rekordin që më herët e mbante Jose Mourinho, i cili kishte arritur numrin e njëjtë të fitoreve pas 142 ndeshjeve sa ishte trajner i Chelseat.

I treti në listë është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili këtë numër fitoresh e ka arritur për 159 sfida si trajner i Redsave.

Duke folur për këtë sukses, Guardiola thotë që meritë të padiskutueshme për këtë arritje kanë lojtarët dhe stafi i tij.