Trajneri i Arsenalit shpreson që Granit Xhaka të mos largohet: Është lojtar i shkëlqyer

Granit Xhaka mund t’i thotë lamtumirë Arsenalit në merkaton e janarit.

Futbollisti shqiptar nuk është aspak i lumtur që kur ndodhi incidenti me tifozët dhe mendon se largimi është zgjidhja më e mirë për të gjithë.

Ai mungoi edhe në humbjen 1-2 në shtëpi nga Chelsea, një tjetër sinjal se është edhe më afër Hertha Berlinit, ashtu siç njoftoi gjatë ditës së djeshme edhe agjenti i 27-vjeçarit.

Sido që të jetë, trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, ka insistuar se nuk do që Granit Xhaka të lërë Arsenalin.

“Ai është lojtar i shkëlqyer, shpresoj që jo”, tha Arteta kur u pyet për largimin e mundshëm të Xhakës.