Rangers fiton pas një dekade derbin e nxehtë me Celtic

Rangers ka mposhtur ditën e sotme me rezultatin 2-1 rivalët e përjetshëm të Celtic, në fushën e këtyre të fundit, sukses i cili vjen pas rreth një dekade.

Ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare, ku nuk munguan golat, por edhe kartonët.

Në fund nga fusha fitimtar doli ekipi i Gerard, ku luan edhe futbollisti shqiptar, Eros Grezda.

Me këtë fitore Rangëes shkon në kuotën e 52 pikëve, vetëm 2 më pak se Celtic kryesues.

Festa pas kësaj fitore ishte e madhe nga ekipi mik, dhe në veçanti ajo e trajnerit Gerard.

Ky i fundit nuk është përmbajtur, teksa pas përfundimit të takimit ka shpërthyer në një festë të çmendur, ashtu sikur mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtme.