Vazhdojnë aksidentet fatale, humb jetën një person në Kurbin

Nuk ndalen aksidentet fatale në vend. Një tjetër u regjistrua në orët e pasdites në fshatin Gjorm të Kurbinit.

Një mjet doli nga rruga duke u përplasur me një bordurë. Si pasojë humbi jetën një person.

Viktima është një 40-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër Mamurras-Laç.