U ble për 80 milion euro, Arteta flet për mosaktivizimin e Nicolas Pepe

Nicolas Pepe nuk po kalon një moment të mirë në karrierë. 24 vjeçari u kthye në një zëvendësues nën drejtimin e Freddie Ljungberg. Gjithashtu edhe me ardhjen e Mikel Artetas ai vazhdon të qëndrojë në pankinë.

Sidoqoftë, trajneri i tij spanjoll beson tek Pepe siç shpjegohet në intervistën dhënë për “Sky Sports”.

" Nëse Nicolas punon shumë e sigurojë se do të bëhet një lojtar i madh. Besimi do të vijë kur ai të luaj, por fillimisht ai duhet të stërvitet shumë për të më bindur mua”.