Ish-deputeti shqiptar fejon djalin, publikon foto nga festa

Djali i kryetarit të Komunës së Drenasit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Lladrovcit, është fejuar.

Ndërkohë mbrëmë është mbajtur edhe darka e fejesës së Drilonit me partneren e tij, Elenën.

Ka qenë vetë ish-deputeti kosovar që ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga darka, si dhe ka uruar çiftin me rastin e fejesës.

“Sonte, Familja jonë dhe Familja Macula, u takuam për ta festuar fejesën e Drilonit dhe Elenës. Dashuria e tyre dhe fejesa ishte vendim të cilin ne familjet e përgëzojmë dhe urojmë nga zemra. Lumturia Juaj, do të jetë edhe lumturi e dy familjeve tona, Lladrovci e Macula, prandaj, Elenë e Drilon, Urime!”, shkruan ish-deputeti.