U përfol për një largim, flet drejtori i Cityt: Guardiola do të...

Drejtuesit e Manchester Cityt kanë plotësuar çdo dëshirë të Pep Guardiolës. Ata kanë shpenzuar shuma marramendëse për të sjellë lojtarë të kalibrit të lartë në “Etihad Stadium”, por pavarësisht këtyre suksese në Kupat e Europës ka munguar.

Guardiola me shumë gjasa mund të largohet në fund të sezonit nga City dhe interesim për të ka nga Juventusi e shumë të tjerë. Megjithatë, drejtuesit e Cityt janë të bindur se Guardiola do të qëndrojë deri në fund të kontratës së tij. Ferran Soriano, CEO i City u shpreh se Guardiola e ka treguar shpesh se do të qëndrojë deri në fund të kontratës së tij.

“Pep e ka thënë shpesh herë se do të respektojë kontratën këtë sezon dhe sezonin tjetër. Nuk ka diskutime në lidhje me këtë. Guardiola do të qëndrojë këtu deri në fund ndërsa ne do të provojmë për më shumë. Guardiola ka thënë shpesh se nuk do të lëvizë Manchester Cityn”, tha Soriano.