VIDEOLAJM/ E ndarë në dysh, shikoni ç'ka mbetur nga makina në Rubik

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rubik. Raportohet se një minibus agjensie turistike është përplasur me një automjet tip  “Alfa Romeo”. 

Nga përplasja e fortë makina është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe është ndarë më dysh.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i mjetit Led Caka si edhe u plagosën 8 pasagjerë në minibusin që drejtohej nga shtetasi me iniciale K.M.

Më poshtë kemi pamjet e e frikshme të aksidentit në Rubik ku shikohet se si makina është ndarë në dysh nga përplasja fatale me minibusin.