Debati me trajnerin, Memushaj përjashtohet nga skuadra

Pescara luan ditën e sotme ndaj Chievos në shtëpi. Bie në sy së për këtë ndeshje në listën e lojtarëve të grumbulluar mungon emri i Ledian Memushajt.

Grindja me trajnerin Zauri duket se i ka kushtuar shtrenjtë mesfushorit vlonjat, pasi tekniku ka vendosur ta përjashtojë  përkohësisht nga skuadra.

Incidenti ndodhi në ndeshjen mes Livornos së Paolo Tramexanit dhe Pescarës, ku këta të fundit triumfuan me rezultatin 0-2.

Mesfushori i Kombëtares debatoi me fjalë me trajnerin Luçiano Zauri, i cili vendosi ta zëvendësonte vlonjatin në minutën e 82-të të ndeshjes, duke aktivizuar Krekon

Ky vendim i trajnerit nuk i pëlqeu aspak shqiptarit, i cili reagoi në mënyrë jo fort të këndshme ndaj trajnerit.

Në fakt Memushaj është një nga më të rëndësishmit tek skuadra e Pescaras, duke shënuar 2 gola këtë sezon dhe njëkohësisht duke qenë protagonist me 7 asiste të dhëna, shifër kjo që e mban në vendin e parë sa i përket asisteve të dhëna.