'Mos u rrit shpejt bir': bashkëshortja e Gaz Pajës pozon për herë të parë me djalin

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij bukuroshe, Ira u bënë prindër për herë të parë, të një djali para dy muajsh.

Ira solli në jetë vogëlushin të cilin çiftin e pagëzoi me emrin Dard.

Gjatë këtyre dy muajve, Gazi dhe Ira kanë ruajtur privatësinë e vogëlushit dhe nuk kanë postuar foto të tij.

Por dje për herë të parë Ira ka pozuar me djalin, pranë pemës së Vitit të Ri. Ajo duket e buzëqeshur teksa mban vogëlushin në krahë dhe është siguruar që të mos i tregojë fytyrën.

"Mos u rrit shume shpejt bir se dua të të shijoj! 2 muaj me këtë dashuri të vogël, Dard", shkruan Ira.