FOTO/ Rike Roçi tregon në emision vendin intim ku ka tatuazh

E njohim si një ndër personazhet që spikatën në Big Brother Albania. Jemi duke folur për bukuroshen bionde, Rike Roçi e cila është një nga vajzat e shoëbizit që komentohet shumë në media sidomos për fotot dhe pozat provokuese.

Së fundmi ra në sy se Rike ka bërë një tatuazh në vendin intim.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në "Shiko kush luan", Rike u pyet për këtë tatuazh dhe zbuloi kuptimin e tij.

"Na trego vendin dhe kuptimin e tatuazhit, thuaje ose tortën fytyrës”, ishte pyetja drejtuar Rikes nga Rezart Veleshnja.

"Tek cepi i bikinit dhe ka kuptim. Të kesh gjithmonë besim tek vetja", u shpreh bukuroshja.